Showbiz

Rikthehet Chiara Ferragni, por si?

Rikthehet Chiara Ferragni, por si?

Pas skandalit me panetonen, ku paratë e premtuara për bamirësi, nga shitja, nuk shkuan aty ku duhej, Chiara Ferragni është kthyer në Instagram. Ajo falenderon njerëzit që i kanë qëndruar afër, qoftë edhe me një mesazh e që e kanë pyetur sesi ndihet. Përmend gjithashtu edhe ata që e kanë sulmuar në situatën në të cilën ndodhet.

Rikthehet Chiara Ferragni, por si?

A do vazhdojë të bëjë blogeren? A do bëjë biznes? farë mendon Ferragni për të ardhmen e saj, ku në fundin e dhjetorit një skandal me panetonen vuri në pikëpyetje imazhin e saj. Shkaktoi një bombë sociale dhe virtuale në Itali duke hapur debatin e vazhdimësisë apo jo të influencereve. Shumë e shohin Ferragni-n si shenjë e degradimit kulturor të shkaktuar nga rrjetet sociale, disa e duan dhe e ndjekin.

Në Instagram, Ferragni ka humbur vetëm 200 mijë ndjekës, nga 29.5 milionë ndjekës që ka.

A do të jetë një Chiara e re apo vazhdimësia e së parës? A ka kontrata të prishura? A do të ketë më të reja, me Prada-n, Louis Vuitton, Dior?

S`e dimë…

Me panetonen e sigurt që jo