Showbiz

Rikthehet Hosteli në YouTube sonte në orën 23:00

Rikthehet Hosteli në YouTube sonte në orën 23:00

Sonte në orën 23:00 nis premiera e sezonit të tretë të Hostel by Anabel; "Si n'jetë" doli!

Në faqen e Instagramit të Anabel, u publikua pak më herët një përmbledhje e asaj se çfarë do të ndodhë sonte në episodin e parë të këtij sezoni, që në kushtet e karantinimit ku ndodhemi pritet të ketë akoma më shumë ndjekës së zakonisht.

Megi, Dea, Viola, Alberta dhe Ana vijnë me të papritura, intriga, aventura dhe shumë surpriza. Aventura sonte nis një qytet të Shqipërisë!

Dalina Buzi ka postuar një video dhe një shënim në Instagram që u dedikohet; Megit, Deas, Violës, Albertës dhe Anës për të cilat shkruan: Këto vajza më frymëzojnë të bëj më shumë!

Shihni videon më poshtë.