Showbiz

Rikthehet seriali më i bukur politik 'Borgen'

Rikthehet seriali më i bukur politik 'Borgen'

Rikthehet një nga serialet më të bukur politik “Borgen” dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që e kanë parë.

Rikthehet seriali më i bukur politik 'Borgen'

“Është koha që përfundimisht të rifillojmë. Kisha pritur kaq shumë. Jam gati për të shpërthyer. Jam gati për t`i takuar të gjithë, personazhet e vjetër, të rinj dhe stafin, ata para e pas kamerës. Mbi të gjitha mezi pres të jem sërish Birgitte Nyborg. Çfarë privilegji!”, shkruan, aktorja Sidse Babett Knudsen që lajmëron nisjen e xhirimeve.

“Borgen” është një serial danez i 2011-2013-ës me katër sezone të mëparshme me subjekt karrierën e një kryeministre grua, si e ndryshon atë karrigia, dhe roli luhet nga Sidse.