Showbiz

Rita Ora dhe Dua Lipa koncerte këtë vit në Tiranë

Rita Ora dhe Dua Lipa koncerte këtë vit në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar sot dy koncertet e mëdha të Rita Orës dhe Dua Lipës në Tiranë. Ai tha se në vjeshtë pritet të vijë e para këngëtarja Rita Ora, ndërsa koncerti i Dua Lipës do të jetë në fund të vitit.

“Me të mbyllur finale e 25 Majit do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”, tha Veliaj.

Dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare sot në botë kanë vendosur të organizojnë koncerte gjatë këtij viti në Tiranë pasi kryeqyteti ynë është shppallur edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022.