Showbiz

Rita Ora e thotë edhe me video: Po do vij sërish në Tiranë, kam disa surpriza për ju!

Rita Ora e thotë edhe me video: Po do vij sërish në Tiranë,

Rita Ora edhe me video ka përshëndetur dhe konfirmuar koncertin e saj në datën 6 shtator në Tiranë.

Këngëtarja e suksesshme me origjinë shqiptare shprehet mes të tjerash se mezi pret të rikthehet në kryeqytetin shqiptar dhe premton edhe surpriza.


Mesazhi i këngëtares Rita Ora:

Po, do të vij sërish në Tiranë, në 6 shtator dhe jam shumë e emocionuar për të festuar Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë. Faleminderit Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, për ftesën, që të vij dhe të festoj me ju të gjithë, falas, më 6 shtator. Kjo është për njerëzit, të gjithë janë të ftuar, sillni energji të mirë dhe ejani të kalojmë një kohë të gëzuar së bashku, kam disa surpriza për ju, kështu që mos i humbisni. Ju dua! Shihemi atëherë! Ju dua shumë!