Showbiz

Rita Ora: Kur dola nga skena pashë që flamuri ishte serb!

Rita Ora: Kur dola nga skena pashë që flamuri ishte serb!

Rita Ora, ka reaguar pas kritikave që mori për shkak të flamurit serb me të cilin performoi në një koncert në Hungari. Nëpërmjet një deklarate për media, këngëtarja ka deklaruar se e ka parë që kishte të bënte me një flamur serb vetëm pasi ka dalë nga skena.

“Nuk e kam parë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez”, thuhet në reagimin e saj.


Ajo më tej është shprehur krenare që është shqiptare e Kosovës dhe se nuk ka pasur qëllim mosrespektimin e vendit prej nga vjen.

“I mbështes të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, por dua ta bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk e kisha për qëllim të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin apo familjen time”, ka thënë ajo.