Showbiz

Video/ Rita Ora shpërthen në lot në konferencën për shtyp

Video/ Rita Ora shpërthen në lot në konferencën për

Rita Ora ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Tirana, ku teksa ka folur për rolin e saj si ambasadore e UNICEF dhe mbrojten e fëmijëve, ka shpërthyer në lot duke kujtuar ngjarjen e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë.


“Ju kërkoj ndjesë, se jam pak emocionale, pas ngjarjes që ndodhi në Kosovë. Jam në dijeni të asaj ngjarjeje traumatike që ndodhi disa javë më parë. Është shumë e rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm për mënyrën sesi rrisim fëmijët tanë dhe t`u japim fëmijëve mundësinë të mësojnë të respektojnë gratë dhe t`i trajtojnë ato vërtet si të barabarta. Të kenë të drejtën të ecin të sigurta në rrugë. Ndaj është nevoja të punojmë, të mos përsëriten këto ngjarje. Të përmirësohet situata”, tha Rita Ora.

Ndërkaq Rita Ora falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadorin britanik, në javën britanike në Tiranë, duke thënë:

“Falenderoj ambasadorin britanik dhe kryebashkiakun që po e mbajnë gjallë besimin se më shumë gjëra mund të bëjmë”, shtoi Rita.