Robbie Williams premton se dokumentari mbi jetën e tij do ketë drogë, seks dhe probleme të shëndetit mendor

Netflix do të realizojë një dokumentar mbi jetën e Robbie Williams. Xhirimet do të bëhen në rezidencën e tij 17.5 milionë dollarëshe, në Kesington, Londër.
Po ky nuk është detaji më i rëndësishëm. Robbie ka premtuar se dokumentari i tij do të jetë i mbushur me drogë, seks dhe probleme të shëndetit mendor.
“Ata nuk kanë filluar akoma nga puna. Unë jam i sigurt që do të jap shumë informacione për jetën time. Mezi pres ta nisim dhe të zbuloj se çfarë jam unë. Nuk do të ketë rregulla dhe kufij. Krijuesit e këtij dokumentari janë shumë me fat, sepse unë dua ta ekspozoj veten si askush tjetër”, tha Robbie Williams, duke shtuar se shumica e njerëzve japin një version ‘të dezinfektuar’ të vetes, sepse kanë frikë të japin shumë nga jeta e tyre reale.
Robbie sqaroi paraprakisht se nuk mendon që do t`i përfshijë fëmijët e tij dokumentar për shkak se janë shumë të vegjël: Charlton 7 vjeç, Coco 3 vjeç dhe Beau 2 vjeç.