Showbiz

Robbie Williams thotë se e kaloi virusin: Për herë të parë u ula në gjunjë dhe u luta

Robbie Williams thotë se e kaloi virusin: Për herë të

Robbie Williams thotë se vuajti simptomat e virusit gjatë kohës që ishte larg familjes së tij. Këngëtari u kthye nga Australia muajin e kaluar por për shkak të disa simptomave që përjetoi, vendoi të vetëizolohej në Los Angeles, por nuk kishte pranë gruan Ayda Field dhe katër fëmijët.

Në një intervistë për The Sun ai ka treguar: Kur mbërrita në Los Angeles u ndjeva sikur kishte ndodhur apokalipsi. Isha i bindur që më kishte zënë virusi ndaj u izolova. Fillova të shqetësohesha për ushqimin, ilaçet po më mbaronin. Kisha frikë. Rashë në letargji dhe fillova të ndihesha shumë i lodhur. E binda veten se isha infektuar me koronavirus.

Por për të mos rënë në dëshpërim ai tha se gjeti besimin dhe mënyrën se si të rifitojë energjitë pozitive: Nuk është një gjë që e bëj normalisht, por në një moment u ula në gjunjë dhe u luta. Kam menduar shumë për gruan dhe familjen time kur isha në izolim. Kuptova se sa i dashuruar dhe me sa fat jam. Fillova të mbroja veten kundër energjive negative dhe ndjenjave se nuk vlejmë. Dhe e dini çfarë? Simptomat u zhdukën dhe frika u largua!

Gruaja e tij 40 vjeçe postoi një foto dhe një video të William pasi ai mbërriti në shtëpi. Fëmijët vrapojnë për ta përqafuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@robbiewilliams Dad Jokes #quarantinelife #instahumor #saturdayvibes AWxx

A post shared by Ayda Field Williams (@aydafieldwilliams) on