Showbiz

Roberto De Niro ndan foton e parë dhe zbulon emrin e vajzës së tij të porsalindur

Roberto De Niro ndan foton e parë dhe zbulon emrin e vajzës së

Pasi zbuloi se mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, Roberto De Niro po na prezanton tashmë me vajzën e tij të vogël.

Aktori 79-vjeçar ndau foton dhe detajet e para të ardhjes në jetë të vajzës së tij të porsalindur. Ai zbuloi gjithashtu dhe e emrin e vajzës, Gia Virginia.

Roberto De Niro ndan foton e parë dhe zbulon emrin e vajzës së

Fituesi i çmimit Oscar mirëpriti fëmijën e tij të shtatë me të dashurën Tiffany Chen të enjten, më 6 prill.

De Niro ka gjashtë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Bashkë me gruan e tij e parë, Diahnne Abbott ata janë prindër të vajzës Drena, 51 vjeç dhe djalit Raphael, 46 vjeç. Në vitin 1995 ai mirëpriti dy djemtë binjakë Julian dhe Aaron, 27 vjeç, me ish të dashurën e tij, modelen dhe aktoren Toukie Smith. De Niro ndan gjithashtu djalin Elliot, 24 vjeç dhe vajzën Helen, 11 vjeç, me Grace Hightower.