Showbiz

Ronaldo suprizon Georginën me dhuratën luksoze

Ronaldo suprizon Georginën me dhuratën luksoze

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka befasuar të dashurën e tij Georgina Rodriguez me një dhuratë të shtrenjtë, duke e lënë atë pa fjalë.

Futbollisti i Manchester United, i lumtur pas shënimit të tre golave për vendin e tij kundër Luksemburgut i ka dhuruar Georgina-s një kuti bizhuterish të markës Louis Vuitton Malle Vendome me vlerë mbi 120,000 euro.

Ronaldo suprizon Georginën me dhuratën luksoze

"Unë jam pa fjalë, Cristiano," shkroi ajo në një story në Instagram me një imazh të kutisë së bizhuterive.

Partnerja e Ronaldos do të jetë ylli i një seriali të ri në Netflix, i cili së shpejti do të nisëtransmetimin. Trajleri tregon disa klipe nga jeta e Rodriguez, duke përfshirë disa nga karriera e saj e modelimit dhe të tjera nga jeta e saj personale me Cristianon.

Tiranapost.al