Showbiz

Roza Lati rrëfen për abortin e saj dhe ndjesinë që pati

Roza Lati rrëfen për abortin e saj dhe ndjesinë që pati

Roza Lati ka rrëfyer në shtëpinë e Big Brother Albania se para disa vitesh ka kryer abort pasi nuk ishte ende gati për t’u bërë nënë. Ajo shprehet se ky vendim ishte i vështirë dhe e mori pa miratimin e partnerit.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e di Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës. Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po.

Erjola: Ishe me të kur e more vesh?

Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri.

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim?

Juli: Ai ishte dakord?

Roza: Po, as se pyta fare.

Graciano: Uaa!

Roza: S'e pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.