Showbiz

Rrëfehet Jonida me datë dhe orë: Sa kohë iu desh Besnikut të priste puthjen e parë

Rrëfehet Jonida me datë dhe orë: Sa kohë iu desh Besnikut

Jonida Vokshi ka folur vazhdimisht për marrëdhënien me Besnikun që duket funny edhe nga jashtë, ama kurrë nuk kishte treguar detaje të takimit të parë, puthjes së parë, propozimit për martesë.

Në një intervistë për Prive, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, tregoi se Besnikut iu deshën dy muaj për t`i rrëmbyer puthjen e parë.

“Puthja erdhi në 4 prill të 2015-ës, 2 muaj pas takimit të tonë të parë”, tregon Jonida. Kurse darka e tyre e parë ka qenë fiks si ato në komeditë romantike amerikane. Ajo e la të priste gjatë dhe ai hëngri në shtëpi.

E lamë në orën 7 dhe u vonova. Kështu Besniku i kishte humbur shpresat dhe hëngri në shtëpi” tregon Jonida. Më pas ajo i ra telefonit dhe konfirmoi takimin në të cilin Besniku s`futi asgjë në gojë. Kohë më vonë do ta zbulonte se ai kihste ngrënë në shtëpi shpresëhumbur.

Histori më vete ka qenë edhe propozimi për martesë.

“Isha në Prishtinë dhe atëherë ndenja pak më gjatë, edhe më thotë Besniku unë kam një takim do dal pak dhe me thotë po deshë dil dhe të. Mirëpo shkojmë të dy në të njëjtën qendër tregtare, ky kishte porositur unazën dhe thjesht donte ta merrte dhe kishte frikë mos unë kaloja para tij. E merr dhe e mbante në xhep, por nuk kishte menduar asgjë nga këto skenat romantike me trëndafila apo gjëra të tilla. Në drekë ne po diskutonim për një film që do bënte një miku ynë dhe Besniku më thotë: ‘Personazhet kryesore në film do jenë një burrë dhe një grua. E bëjmë ne një kinoprovë bashkë dhe ja nisim atij që ta ketë sa për provë, që të fitojmë rolin’. Dhe merr celularin e vendos tek salloni. Mua më thotë dëgjo ti do lexosh një letër, që ajo dukej qartë që ishte për mua, por unë nuk e kuptoja, sepse isha e përfshirë tek roli profesionalisht. Dhe unë kthehem me kurriz lexoj letrën që thoshte do të dua gjithë jetën e të tilla gjëra dhe pasi kthehem shoh Bensikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë. Nuk e prisja fare, u emocionva dhe vetëm i thashë po”, rrëfeu Jonida.