Showbiz

Rregullat që Zonjat e Para duhet të respektojnë ua kalojnë atyre të mbretëroreve

Rregullat që Zonjat e Para duhet të respektojnë ua kalojnë

Zonjat e Para nuk e kanë aq të lehtë të jetojnë në muret e Shtëpisë së Bardhë. Ashtu si princeshat e dukeshat mbretërore, edhe për to ka rregulla, madje ca më strikte nga ato të Diana-s dhe Kate.

Rregullat që duhet t`i ndjekë çdo Zonjë e Parë

Ato mund të bëjnë ndryshime në dhomat e katit të dytë dhe të tretë ku jetojnë, por kaq. Kati i parë dhe dhomat e tjera nuk mund t`i prekë. Ato janë historike dhe u përkasin popullit amerikan, jo njerëzve që jetojnë aty.

Nëse duanme patjetër të bëjnë ndryshime në dhomat historike, si për shembull në atë të Lincoln, duhet të marrin leje tek Komiteti.

E zgjedhin vetë dizajnerin me të cilin duan ta arredojnë pjesën që u lejohet.

Pas inaugurimit kanë 12 orë kohë të transferohen në Shtëpinë e Bardhë.

Ato ngrejnë bredhine festave sipas shijes së tyre.

Nuk duhet të pranojnë asnjë dhuratë që vjen nga një qeveritar jo-amerikan. Çdo dhuratë për to, do konsiderohej dhuratë për Amerikën.

Por mund të pranojnë dhurata që lidhen me bamirësitë. Vetëm se gjithçka duhet ta deklarojnë.

Nuk mund të hapin dritaret e Shtëpisë së Bardhë as për ajrosje. Michelle Obama tregoi: “Një herë e hapa Sasha dhe dikush nga stafi që ndodhej poshtë i bërtiti: Mbylle dhe mos e hap më kurrë!”

E kanë për detyrë t`i bëjnë një turne rreth shtëpisë Zonjës së Parë që e pason. Edhe pse Melania Trump nuk e bëri këtë për Jill Biden.

Paguan për çdo gjë që ha e shpenzon gjatë kohës që burri i saj është President. I mbulojnë me paratë e tyre që nga ushqimi, tek letrat higjienike. Çdo fundmuaji financa i dërgon faturën.

Mund të pranojnë veshje dhuratë nga dizajnerë të ndryshëm, por janë të detyruara ta veshin vetëm një herë dhe më pas ta japin apo shesin për bamirësi.

Nuk u lejohet të ngasin vetë makinën. Madje edhe disa kohë më vonë, pasi lënë presidencën, sërish nuk u lejohet.

Nuk paguhen për punën në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk janë të detyruara të jetojnë patjetër në Shtëpinë e Bardhë. Melania priti derisa djali Barron mbaroi vitin shkollor.

*Artikulli i Marie Claire u përshtat në shqip nga Tiranapost.al