Rrëfimi i Angelina Jolie për ish-in që e ndaloi të këndonte
Angelina Jolie ka bërë një rrëfim ku tregon sesi mendimi i një të dashuri mund të të ndikojë përgjithmonë për keq, nëse ia vë veshin.
Jolie tregoi sesi nuk këndoi për një kohë të gjatë, sepse ai i kritikoi zërin.
“Kam pasur dikë në jetën time që nuk ishte i sjellshëm me mua dhe ofendonte mënyrën sesi këndoja. Dhe kështu mendova se nuk mund të këndoja vërtet.” u shpreh aktorja. “Unë thjesht u përshtata me mendimin e këtij personi. Kështu që më duhej të kaloja shumë gjëra që të filloja të këndoja sërish.”
Ish-ët e Jolie janë 3 ish-bashkëshortët e saj Jonny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe Brad Pitt, por nuk dihet nëse e ka fjalën për njërin nga këta.
Tema është hapur sepse në filmin e ri "Maria" Jolie këndon.
“Mendova se kisha zë të ulët gjatë gjithë jetës sime. Unë po i shpjegoja instruktorit të këngës mbi zërin tim dhe pamundësitë, por ai më tha: "Jo, ti je në të vërtetë soprano", tha ajo. "Dhe ndoshta diçka ka ndodhur. Zëri ndryshon përgjatë jetës. Pra, ishte një tronditje. Ishte shumë e çuditshme.”
Ajo gjithashtu zbuloi se djemtë e saj Maddox dhe Pax ishin në xhirime me të kur ajo ishte duke filmuar "Maria."
“Kur kisha momente vërtet të rënda, ata vinin dhe më jepnin një përqafim ose një filxhan çaj.” u shpreh Jolie.