Showbiz

Rrjeti kritikon aktoren e Wonder Woman, pas statusit të luftës Israel-Palestinë

Rrjeti kritikon aktoren e Wonder Woman, pas statusit të luftës

Aktorja e Wonder Woman, Gal Gadot u përball me kritika të ashpra pas një mesazhi në Twitter, ku bënte thirrje t’i jepej fund luftës mes Izraelit dhe Palentinës dhe se populli i Izraelit ka të drejtën për jetuar në një komb të lirë.

Rrjeti kritikon aktoren e Wonder Woman, pas statusit të luftës

Aktorja është me origjinë izraelite dhe ka shërbyer edhe në ushtri para se të bëhej aktore. Në statusin e saj, fliste me frikë për miqtë dhe familjarët e saj: Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt, dhe fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë.

Të shumtë ishin kometuesit që e akuzuan për propagandë dhe njëanshmëri. Por vala e shumtë e komenteve, bënë që aktorja të çaktivizojë komentet, duke mos u bërë ato të dukshme për të tjerët. Ndonëse pati dhe mbështetës që shkruanin se aktorja thjesht po bën thirrje për paqe.

Rrjeti kritikon aktoren e Wonder Woman, pas statusit të luftës

Rrjeti kritikon aktoren e Wonder Woman, pas statusit të luftës

Statusi i plotë i Gadot tha: "Jam zemërthyer. Vendi im është në luftë. Unë shqetësohem për familjen time, miqtë e mi. Shqetësohem për njerëzit e mi. Ky është një cikël i mbrapshtë që ka zgjatur për shumë kohë. Izraeli meriton të jetojë si një komb i lirë dhe i sigurt, fqinjët tanë e meritojnë të njëjtën gjë. Unë lutem për viktimat dhe familjet e tyre, lutem që kjo armiqësi e paimagjinueshme të marrë fund, lutem që udhëheqësit tanë të gjejnë zgjidhjen që të mund të jetojmë krah krah për krah në paqe. Unë lutem për ditë më të mira ".

A meritonte të 'kryqëzohej' aktorja për një shënim të tillë?

*Tiranapost.al.