Showbiz

Rrjeti tallet me Nicky Minaj pse e quajti ‘shoqe’ Princeshën Diana: Ti ishe 14 vjeç kur ajo vdiq!

Rrjeti tallet me Nicky Minaj pse e quajti ‘shoqe’ Princeshën

Asnjë nga fansat e Nicki Minaj në Birmingham të Anglisë nuk e prisnin që reperja të bënte homazh për Princeshën Diana.

Kur dikush e pyeti nga publiku “Nga je”, ajo iu përgjigj “Nga Wellsi”.

Rrjeti tallet me Nicky Minaj pse e quajti ‘shoqe’ Princeshën

Me këtë rast, me theks britanik mbajti një homazh për Princeshë Dianën duke e quajtur shoqen e saj të mirë.

Kaq iu desh rrjetit për të shpërthyer në sharje dhe ofendime.

Ata po i kujtojnë Nicky-t se ishte 14 vjeçe kur Lady Diana vdiq, në 1997-ën.

“Një shoqja ime e dashur… Ajo ishte 14 vjeçe kur vdiq Diana…”, shkruan një prej komentuesve. Dikush tjetër shton: “Nëse unë mund ta kem Krishtin shok, atëherë edhe ti mund të kesh Dianën shoqe”.