Showbiz

Sa do të paguhen protagonistet për një episod të ‘Sex and the City’?

Sa do të paguhen protagonistet për një episod të ‘Sex

Mos e vrit mendjen për ta gjetur, sepse e ka zbuluar “Variety”. Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis do të marrin secila plot 1 milion dollarë dhe kjo shifër do t`u paguhet për çdo episod. Do të jenë 10 episode të sezonit të ri, sa më shumë aq më mirë, për fansat e tij dhe për Jessica-n.

Të treja aktoret kanë rënë dakord të jenë edhe producente ekzekutive për puntatat e reja që do të transmetohen në HBO Max.

E vetmja që ka hequr dorë është Kim Cattrall, në rolin e Samantha-s.

*Artikulli i Variety u përshtat në shqip nga Tiranapost.al