Showbiz

Sa fitojnë blogerët nga Instagrami? Çmimet arrijnë në 325 mijë euro për një postim

Sa fitojnë blogerët nga Instagrami? Çmimet arrijnë në

Duken shifra marramendëse, por janë reale. Dikujt mund t`i duhet të punojë gjithë jetën, çdo ditë të javës, nga 8 orë, për të fituar mbase gjithë jetën 325 mijë euro. Dikush mund t`i fitojë nga Instagrami, brenda një dite, me vetëm një postim.

Kaq merr blogeri më i paguar, sipas HopperHQ, një platformë analize dhe monitorimi e mediave sociale që ka hartuar renditjen e njerëzve më të paguar në Instagram.


Khaby Lame - 325 mijë euro për një post (80.7 milionë ndjekës)

Chiara Ferragni - 95 mijë euro për një post (29.6 milionë ndjekës)

Gianlucca Vacchi - 69 mijë euro për një post (22.5 milionë ndjekës)

Mariano Di Vaio - 20 mijë euro për një post (6.9 milionë ndjekës)

Giulia De Lellis - 16 mijë euro për një post (5.3 milionë ndjekës)