Showbiz

Sa vite ‘jeton’ një çantë? Kjo e Gwyneth Paltrow mund të jetë sa ty

Sa vite ‘jeton’ një çantë? Kjo e Gwyneth Paltrow

Sa vite jetojnë çanta e tua? 1, 2, 3, 5? Një çantë e Gwyneth Paltrow është plot 25 vjeç.

Në një video të postuar në blogun e saj Goop, aktorja dhe influencuesja tregon çantën Birkin. Sot këto çanta kushtojnë mbi 10 mijë dollarë. Përpara 25 vjetësh ndoshta më pak, ndoshta njësoj.


Gwyneth thotë se mbase nuk është shumë në modë, por është afër zemrës së saj.

Qëllimi i videos gjithsesi është prezantimi i disa veshjeve të verës, për mos t`i thënë ende “mirupafshim” kësaj stine. Po çanta mori gjithë vëmendjen.