Showbiz

Sabrina Ferilli: Në djall rrugët e mesme në jetë. Unë kam qenë gjithmonë vetja ime! Një rrëfim i sinqertë i aktores italiane sot në “Rai Uno”

Sabrina Ferilli: Në djall rrugët e mesme në jetë. Unë

Maria Venier: Nëse do ta përshkruaje veten tënde, si do ishte definimi?

Sabrina Ferilli: Unë, unë jam e veshtirë! Nuk jam njeri i kollajshëm.

Mara Venier: Bashkëshorti yt pra duhet të jetë një njeri me durim të madh?

Sabrina Ferilli: Oh ai as që mundohet për atë Zot.

Unë jam njeri i vështirë, në kompleksitetin e jetes në tërësi. Nuk kënaqem lehtë, nuk më tërheqin gjërat e kollajta, jam pak e rëndë si natyrë -në kuptimin që s’jam e lehtë që mos të përdor termin “sipërfaqesore”. Nuk jam e lehtë në kuptimin literal të fjalës. Kështu kam qenë gjithmonë sepse dua te arsyetoj para çdo situate në jetë. Ta vras mendjen.

Mara Venier: Po me kalimin e viteve dhe me moshën nuk është se e ke zbutur këtë tipar?

Sabrina Ferilli: Oh jo, me moshën bëhesh më keq. Bëhesh më keq vërtet.

Thonë që me moshën vjen edhe diplomacia në sjellje. Si është ajo ideja që medemek heq nga vetja dhe gjen atë të mesmen e artë, pikëtakimin me palën tjetër. Kurrë s’e kam gjetur as dua ta gjej. Në djall ajo e mesmja e artë. Une s’dua ta gjej. Unë rri tek vetja ime. Jam kjo që jam. Mendoj që nuk ia vlen të ikësh nga vetja jotë për asnjë çmim!

(Në intervistë ajo ka folur dhe për zgjedhjen e saj që të mos ketë fëmijë): Nuk desha vetë. Mendova nje kohë për te adoptuar, por nuk pata fat. Mendoj që nuk është ndonjë hata. Në fund them se çdo gjë shkoi siç ishte fat.

“Sabrina Ferilli nga aktoret më të dashura të kinemasë italiane dhe mjaft e pëlqyer edhe në Shqipëri, sot në një intervistë me Mara Venier në ‘Rai Uno’”.

Përshtatur në shqip nga tiranapost.al