Showbiz

Salma Hayek ka një përgjigje të thjeshtë për ata që mendojnë se ka bërë botoks

Salma Hayek ka një përgjigje të thjeshtë për ata

Salma Hayek nuk është aq aktive sa për t’u marrë me komentet shpesh, por për ndonjë prej tyre mund të ketë rezervuar ndonjë batutë.

Pasi aktorja postoi një selfie në Instagram, dikush shkroi: “Shumë botoks. Nuk të duhet Salma!”.

Dhe përgjigjja që mori ishte: “Nuk kam bërë botoks. Por faleminderit për këshillën, sepse po mendoja ndoshta është koha për të bërë”.

Salma Hayek ka një përgjigje të thjeshtë për ata

Pavarësisht kësaj, të bësh botoks në ditët e sotme s’ka asnjë arsye për t’u ndjerë e turpëruar.

Hayek ka treguar se një nga sekretet e rutinës së saj për kujdesin e lëkurës është që nuk e pastron asnjëherë në mëngjes, por vetëm në darkë./ Burimi InStyle