Partneri i Sandra Bullock, Bryan Randall është ndarë nga jeta në moshën 57 vjeç.
“Me hidhërim të madh ju njoftojmë që më 5 gusht, Bryan Randall ndërroi jetë i qetë pas një beteje trevjeçare me ALS”, tha familja e tij. “Bryan zgjodhi që herët ta mbante privat udhëtimin e tij me ALS dhe ata që kujdeseshim për të bënë çmos për të respektuar kërkesën e tij”.
"Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mjekët e palodhur dhe për infermierët që u bënë shokët tanë të dhomës, duke sakrifikuar shpesh familjet e tyre për të qenë me ne" shtoi familja e tij.
"Në këtë kohë ne kërkojmë privatësi”, shkruan familja.
Bullock u takua për herë të parë me Randall në ditëlindjen e djalit të saj Louis, në janar të 2015-ës. Ata e bënë lidhjen e tyre më publike më vonë atë vit, kur shkuan në dasmën e Jennifer Aniston dhe Justin Theroux.
Po çfarë edhe ALS?
ALS, akronim i Amyotrophic Lateral Sclerosis, është një sëmundje neurodegjenerative që prek sistemin sensoro-motor të njeriut,