Sanremon e dy viteve të ardhshme do ta bëjë Carlo Conti
E Mërkurë 22 Maj 2024, 09:43
TiranaPost
Pas largimit të Amadeus nga Rai, në krye të Sanremos do të jetë Carlo Conti. Lajmi është tashmë zyrtar.
Carlo Conti do të jetë drejtori i ri artistik dhe njëherësh prezantuesi i Festivalit të Sanremos për dy vitet e ardhshme.
“Nuk është një rikthim i thjeshtë - nënvizon një shënim nga Rai - por një sfidë e re, e cila, si objektiv i saj, duhet të vazhdojë të promovojë dhe përmirësojë tendencat e reja, siç bëri në tre edicionet e suksesshme, nga 2015 deri në 2017, me nisjen e artistëve të rinj që tani janë protagonistë të muzikës italiane”, vite këto që festivalin e ka drejtuar Carlo Conti.