Showbiz

Sara e Ledrit tregoi barkun e rrumbullakosur dhe një video që heq dyshimet për gjininë

Sara e Ledrit tregoi barkun e rrumbullakosur dhe një video që heq

Është apo jo shtatzënë? Djalë apo vajzë? Ishin vetëm dy nga pyetjet që prej qershorit lakoheshin më shumë për Sarën dhe Ledri Vulën.

Me një video nga festa kur kanë zbuluar gjininë e foshnjës, që duket se përkon me ditëlindjen e reperit në fillim të muajit korrik, heq të gjitha dyshimet.

Sara Hoxha shihet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, që nuk është munduar ta fshehë me veshjen dhe as me ndonjë editim.

E veshur me një komplet të gjithin të zezë, pantallona dhe crop-top, ajo qëndron krah partnerit, ndërsa presin që nga tullumbace të dalin pupla blu apo rozë.

View this post on Instagram

Jom ka des syt me ti pa ?? @sarahoxha ?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Dhe është vajzë! Për herë të parë çifti janë në pritje të një fëmije, për të cilën Ledri shkruan që mezi pret t’ia shohë sytë.