Showbiz

Sara Hoxha u infektua me Covid në Dhërmi dhe tregon për pasojat që i la virusi pasi u shërua: Nga ankthi tek rënia e flokëve

Sara Hoxha u infektua me Covid në Dhërmi dhe tregon për pasojat

Sara Hoxha ka qenë e prekur me Covid dhe u infektua gjatë pushimeve në Dhërmi. Ajo tregoi lidhur me përjetimin e saj, pasi një prej ndjekësve e pyeti nëse ka siguri që të udhëtosh gjatë pandemisë.

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok. Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, do jetë ok. Nuk jam eksperte kështu që bëj kërkimet e tua dhe besoji vetes”, shkroi Sara.

Sara Hoxha u infektua me Covid në Dhërmi dhe tregon për pasojat

Më tej ajo dha të tjera detaje se si e kaloi këtë periudhë:

“U infektova rreth një muaj më parë, në plazh kur isha me disa miq. E kuptova që isha infektuar pasi kisha dhimbje trupi dhe temperaturë. Isha e lodhur dhe kisha dhimbje të tmerrshme koke, që ma bënte të pamundur të hapja sytë kur kishte dritë. Më zgjati 4-5 ditë. Flija rreth 16-17 orë në ditë, që është shumë e rrallë për mua. Në ditën 6 dhe 7 nuk nuhasja dhe humba shijen. Gjërat filluan të përmirësoheshin në ditën e 10-të. Temperatura më zgjati vetëm 2 ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan dhe unë jetova veçmas tyre për 2 javë. Simptomat janë të rënda, pavarësisht se unë isha me fat. Por presioni psikologjik, izolimi dhe frika e Covid janë çmenduri. Ende nuk e kam marr veten 100%, do të thosha 60%. Ankthi vazhdon. Nuk fle mirë, lodhem shumë shpejt gjatë ditës dhe vazhdojnë të më bien flokët”.

Sara Hoxha u infektua me Covid në Dhërmi dhe tregon për pasojat