Showbiz

Sara Hoxha zbulon sëmundjen e vëllait: Duke dalë nga shtëpia po rrezikoni jetën e tij

Sara Hoxha zbulon sëmundjen e vëllait: Duke dalë nga shtëpia

Sara Hoxha ka shkruar një status të gjatë ku u lutet të gjithëve për të mos dalë nga shtëpia. Ajo u kujton edhe njëherë se jeta e gjithkujt është në rrezik, dhe sidomos ajo e vëllait të saj, Itan dhe fëmijëve të tjerë si ai, që vuajnë nga diabeti i tipit A.

Sara Hoxha zbulon sëmundjen e vëllait: Duke dalë nga shtëpia

“Ja një histori e shkurtër. Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar, dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime më nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga diabeti Tipi 1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë.

Qendroni në shtëpi. Qendroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qendroni në shtëpi dhe kujdesuni për ata më të dobëtit”, shkruan Sara në statusin e saj.