Showbiz

Sara tregon për herë të parë 'problemet' me peshën në adoleshencë

Sara tregon për herë të parë 'problemet' me

Shumë pak gjëra mund të dini për jetën personale të Sara Hoxhës, vajzës që i rrëmbeu zemrën Ledri Vulës dhe tashmë presin bashkë një fëmijë.

Ajo nuk ndan detaje nga jeta private, me çfarë merret përtej rrjeteve sociale apo cilat janë pasionet e saj.

Por sot Sara ka ndarë një detaj nga adoleshenca, ‘kujtimet’ e së cilës janë akoma prezente. Ndërsa ndau një foto nga plazhi, në pjesën e ijeve dallohen strijat, të cilat nuk i ka fshehur por përkundrazi përcolli edhe një mesazh.

Sara tregon për herë të parë 'problemet' me

“E para, këto quhen strija dhe jo celulit. E dyta, nuk më janë bërë tani gjatë shtatzënisë, mendoj është akoma herët, por janë pasojat e lëkundjeve të mëdhaja të peshës gjatë adoleshencës. E treta janë shumë të rralla femrat që nuk kanë strija, kështu që më mirë mësoni t’i doni ato dhe të ndiheni bukur me lëkurën tuaj. Kjo stigmë duhet të marrë fund”, shkruan Sara.

Sara tregon për herë të parë 'problemet' me

Ajo dhe Ledri janë në pritje të një vajze.