‘S`do të të lë kurrë vetëm’. Si Salma Hayek dhe Penelope Cruz u bënë mike përjetë

Disa njerëz kanë aftësinë të kuptojnë se kur vjen momenti për t`i dhënë mbështetje të pakushtëzuar dikujt që kanë nevojë. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mes Salma Hayek dhe Penelope Cruz.
Kthehemi pas, në vitet 1990 kur Salma Haeyk la famën në Meksikë për ta gjetur në Hollivud. Po aksenti i saj i spanjishtes ia vështirësonte goxha punën.
Nga ana tjetër edhe Penelope Cruz kishte luajtur në disa seriale spanjolle, por më në fund ia doli të fitonte një rol në Hollivud dhe u nis drejt SHBA-së për ta provuar.
Për Cruz nuk ishte aq e vështirë. Edhe pse nuk njihej personalisht, por kishte folur vetëm në telefon me Hayek, kjo e fundit u zotua ta priste. Salma e dinte mirë se ç`do të thoshte të ishe vetëm në një vend të huaj.
Doli ta priste në aeroport dhe kur Penelope i tha se duhet të shkonte në një hotel, Salma iu përgjigj: “Jo vetëm që s`do të shkosh në hotel, por do të vish tek shtëpia ime. Je vetëm dhe fillimi është shumë i vështirë. Do ndihesh vetëm. Do jemi bashkë gjithmonë.” Dhe kështu ndodhi. Aq i frikshëm ishte fillimi, sa vajzat tregojnë sesi gjatë netëve Penelope kishte nevojë të mbahej prej dore me shoqen e saj.
Me kalimin e viteve, punës, axhendave të ngarkuara, familjeve, e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar janë ndjenjat. Dashuria e tyre është njësoj.
Sot e konsiderojnë veten motra.
Megjithatë, pavarësisht lidhjes së ngushtë, fati nuk ia ka sjellë shpesh mundësinë të punojnë së bashku. Kanë qenë vetëm pjesë e një projekti të dyja, në vitin 2006, në filmin “Bandidas”, por që nuk pati suksesin që pritej. Gjithsesi ato të dyja shijuan punën me njëra tjetrën.