Showbiz

Sekretet e Melania Trump do t`i tregojë ish-shoqja e saj në një libër

Sekretet e Melania Trump do t`i tregojë ish-shoqja e saj në një

“Melania and me”, kështu titullohet libri që do të dalë në shitje që nga 1 shtatori i këtij viti. Stephanie Winston Wolkoff ishte shoqja e ngushtë e Melania Trump dhe ndihmësja e saj në organizimin e ceremonisë së betimit të Trump, kur mori presidencën.

Pak kohë më vonë Stephanie dhe kompania e saj u akuzuan për vjedhjen e 26 milionë dollarëve nga organizimi i ceremonisë dhe kjo solli shkatërrimin e marrëdhënies së tyre.

Ajo nuk e ka pranuar kurrë këtë akuzë, por humbi punën dhe miqësinë me Melanian si pasojë e kësaj.

Libri do tregojë këtë histori e të tjera para kësaj ngjarje. Thuhet se do të jetë “shpërthyes”, por mbetet për t`u lexuar.

*Burimi BBC