Showbiz

Selena Gomez ka gati planin për të ndihmuar të gjithë ata që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

Selena Gomez ka gati planin për të ndihmuar të gjithë ata

Selena Gomez ka vendosur të jetë katalizori i përballjes së njerëzve me problemet e shëndetit mendor.

Këngëtarja njoftoi iniciativën e saj të fundit, Wondermind. Kjo do të jetë një platformë e shëndetit mendor e fokusuar në lidhjen e njerëzve me burimet arsimore dhe ndihmesën për dhënien fund të stigmës rreth sëmundjeve mendore.

Në këtë nismë Selena nuk është vetëm. Ajo është me nënën e saj, Mandy Teefey, dhe themeluesen dhe CEO të The Newsette, Daniella Pierson. Platforma do të jetë online në shkurt të 2022-shit.

Selena vetë ka folur vazhdimisht për problemet e saj. Në muaj prill tregoi se vuante nga çrregullimi bipolar.

Strategjia e platformës përqendrohet rreth fitnesit mendor, duke ofruar ushtrime të përditshme që njerëzit mund të bëjnë për të forcuar shëndetin e tyre mendor.

Faqja do të jetë gjithashtu një platformë për të tjerët për të ndarë sfidat e tyre të shëndetit mendor.

“Jam shumë e emocionuar për Wondermind sepse dua që të ketë një vend ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm”, tha Selena Gomez.