Showbiz

Selena Gomez tregon për herë të parë: Unë s'do lind dot kurrë fëmijë për shkak të problemeve shëndetësore

Selena Gomez tregon për herë të parë:  Unë s'do

Selena Gomez ka zbuluar se nuk mund të lindë fëmijë për arsye shëndetësore.

"Nuk kam thënë kurrë këtë, por fatkeqësisht nuk mund të lind fëmijët e mi. Kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të fëmijës."

Megjithëse rruga e saj drejt mëmësisë do jetë ndryshe, aktorja insistoi se dëshiron të bëhet nënë një ditë.

Ajo i tha medias: "Nuk është domosdoshmërisht mënyra si e kam imagjinuar. Mendoja se do të ndodhte siç ndodh për të gjithë."

"E konsideroj një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm të gatshëm për të bërë një surrogacy ose adoptim, që janë të dy mundësi të mëdha për mua."

"Në fund të ditës, nuk më intereson se si. Do të jetë i imi. Do të jetë fëmija im," shprehu ajo.

Ish-ylli i Disney ka folur më parë se medikamentet që po merr për të menaxhuar çrregullimin e saj bipolar ndikojnë në aftësinë e saj për të lindur.

Në vitin 2013 ajo u diagnostikua me lupus dhe katër vjet më vonë mori me sukses një transplant të veshkës.