Showbiz

Shakira mund të përballet në gjyq: Akuzat nga prokurorët spanjollë për parajsë fiskale

Shakira mund të përballet në gjyq: Akuzat nga prokurorët

Këngëtarja Shakira mund të përballet me gjyq në Spanjë pas akuzave se ka shmangur 14.5 milionë euro taksa. Gjykata spanjolle ka vendosur se ka indikacione të mjaftueshme që ylli i muzikës kolumbiane të dalë dhe të përballet me akuzat e prokurorëve spanjollë përmes gjyqit. Nëse shpallet fajtore këngëtarja mund të dënohet me burg.

Prokurorët pretendojnë se 44-vjeçarja ndaloi së paguari taksa në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014 dhe përdori kompanitë guaskë ose Off-Shore për të fshehur kontrollin e pasurive midis viteve 2012 dhe 2014, me emrin e saj që shfaqej vetëm në formularët në vendet e konsideruara parajsa fiskale.

Shakira mund të përballet në gjyq: Akuzat nga prokurorët

Këngëtarja e Hips Don't Lie, emri i plotë Shakira Isabel Mebarak Ripoll, pretendon se midis viteve 2012 dhe 2014, rezidenca e saj fiskale ishte në Bahamas, dhe si e tillë, asaj nuk i duhej të paguante taksën e të ardhurave spanjolle, të njohur si IRPF.

Ajo pretendon se prania e saj në Spanjë gjatë këtyre tre viteve ishte ‘sporadike’ dhe se ajo ishte me banim në Bahamas. Sidoqoftë, prokurorët pretendojnë se Shakira po jetonte në Barcelonë pasi filloi një lidhje me Gerard Pique.

Shakira mund të përballet në gjyq: Akuzat nga prokurorët

Ata pretendojnë se ndërsa Shakira udhëtoi nëpër botë në këtë kohë për shkak të angazhimeve të punës, mungesat ishin 'sporadike' dhe se ajo konsiderohet një banore e Spanjës sepse ajo kaloi më shumë se sa ishte parashikuar me gjashtë muaj plus një ditë që nevojiten për tu klasifikuar si banore e atij vendi.

Argumentohet se Shakira duhet të kishte paguar tatimin mbi të ardhurat personale dhe taksën e korporatës mbi të ardhurat e saj në mbarë botën, në Spanjë për vitet 2012, 2013 dhe 2014.

Ekipi i Shakirës ka argumentuar se këngëtarja nuk ka jetuar më shumë se gjashtë muaj në vit në Spanjë, dhe për këtë arsye sipas ligjit tatimor nuk klasifikohet si rezidente.

Sipas mediave spanjolle, këngëtarja po planifikon të paraqesë një apel në gjykatën e Barcelonës kundër kërkesës për nisjen e gjyqit.

Në vitin 2019, Shakira u shfaq në gjykatë për sqarimin e fakteve mbi situatën e saj tatimore në Spanjë. Një deklaratë e lëshuar në atë kohë thoshte se ylli i popit i kishte përmbushur gjithmonë detyrimet tatimore në çdo vend ku ajo kishte punuar dhe se nuk kishte taksa pa paguar ndaj shtetit spanjoll, duke thënë: 'Sapo ajo mësoi se i kishte borxh autoriteteve tatimore spanjolle - dhe para se të paraqitej një ankesë Shakira pagoi shumën e plotë, si dhe siguroi zyrën e taksave me informacion shterues. Për këtë arsye, aktualisht nuk ka asnjë lloj borxhi'.

Shakira ka qenë në një lidhje me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique që nga viti 2011, dhe çifti kanë dy djem, Milanin, tetë vjeç dhe Sasha, gjashtë.

*Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.