Showbiz

Shakohoxha në foton e parë në rolin e gjyshit

Shakohoxha në foton e parë në rolin e gjyshit

Komentatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha është bërë gjysh për herë të parë.

Së bashku me bashkëshorten e tij Mirandën, shfaqen në një foto me bebin, duke shijuar ndjesinë e të qenurit gjyshër për herë të parë. Bebi është djalë dhe quhet Greg.

Shakohoxha në foton e parë në rolin e gjyshit

Djali i tij Frenklin shkruante ditën që erdhi djali në jetë:

“Eksperienca më e vështirë dhe më e bukur e jetës time. Mirë se erdhe Greg Shakohoxha”, shkruajti Frenklin.

Kurse foton e gjyshërve më të rinj e postoi vetë Miranda.