Showbiz

Shannen Doherty: Kanceri po avancon, do xhiroj videomesazhe që t`i shikojnë familjarët pas vdekjes

Shannen Doherty: Kanceri po avancon, do xhiroj videomesazhe që t`i

“Akoma nuk jam ulur të shkruaj letrat që e di që duhen shkruar. Kam shumë gjëra për t`i thënë nënës time. Dua t`i tregoj burrit rëndësinë që ka tek unë”, ka thënë Shannen Doherty, ylli i “Beverly Hills”.

Shannen po lufton me kancerin e gjirit, të gradës së katërt. Për Revistën Elle ka treguar se sëmundje nuk po ngadalësohet, pavarësisht nga trajtimi.

Shannen ka treguar se do regjistrojë disa video për familjarët e saj që t`ua lërë për t`i para pas vdekjes.

“Sa herë që vjen momenti kur duhet ta bëj më duket kaq përfundimtare dhe e parevokueshme”, thotë aktorja.

Shannen u diagnostikua për herë të parë në 2015-ën me kancer në gji, por në 2017-ën rrëfeu fitoren e saj. Sëmundja iu rikthye tre vjet më vonë dhe është ende duke luftuar me shpresën se asnjëherë nuk i dihet.

Shannen Doherty: Kanceri po avancon, do xhiroj videomesazhe që t`i

Shannen nuk është e vetmja fatkeqe e serialit të famshëm. Luke Perry, ish-protagonist i Beverly Hills u nda nga jeta në mars të 2019-ës si pasojë e një goditjeje në tru.

*Burimi Huffington Post