Shannen Doherty në ditët e fundit të jetës: Ja pse po i fal dhe po e shes gjithçka që kam
Shannen Doherty është në ditët e fundit. Në daljen e fundit në një podcast foli për merakun e fundit që është nëna e saj.
Për këtë arsye ka vendosur të falë dhe të shesë mobiljet e saj dhe sendet personale.
“Prioriteti tani është nëna ime. Po sistemoj magazinën dhe shtëpinë për t`ia bërë më të lehtë tranzicionin asaj. Unë e di se do të jetë e vështirë për të nëse unë vdes para saj. Ndaj dua që gjërat e tjera të jenë shumë më të lehta. Nuk dua që ajo të ketë një mori gjërash për t’u marrë. Nuk dua që ajo të ketë katër magazina plot me mobilje”, tha Shannen.
Ajo ka në plan të krijojë një strehë për kuajt e sëmurë dhe të braktisur. Diccka që ka qenë në ëndrrat e saj gjithmonë.
Ylli i Beverly Hills vuan nga kanceri i gradës së katërt, shumë agresiv.