Sharon Stone 62 vjeçe, por nuk i lë asgjë mangët modelingut

E Shtunë 28 Nëntor 2020, 14:22
TiranaPost
Aktorja dhe ish modelja Sharon Stone ka postuar një foto duke pozuar si modele. Ajo është 62 vjeçe por ndihet mirënjohëse që edhe në këtë moshë vazhdon të pozojë dhe të modelojë.
Aktorja e famshme amerikane shihet e veshur me një këmishë, me një body të zi poshtë dhe mbështetur në një cep të divanit.
Foton ia ka shkrepur shoqja e saj dhe stilistja Paris Libby e cila ia ka dërguar së fundmi.
‘Unë jo vetëm që jam e mahnitur, por mirënjohëse që jam akoma modele në moshën 62 vjeçe, La Dolce Vita. Faleminderit për të gjithë që më punësuan këtë vit’.
Aktorja ka tre fëmijë dhe dy herë e martuar me Phil Bronstein dhe Michael Greenburg.