Showbiz

Sharon Stone: Kam humbur 9 fëmijë nga abortet

Sharon Stone: Kam humbur 9 fëmijë nga abortet

Nuk është hera e parë që Sharon Stone tregon për humbjet e fëmijëve të saj, por këtë herë ka folur me detaje. 9 aborte ka pësuar. Në një status në Instagram ajo shkruan: “Ne si gra nuk kemi një forum ku të mund të flasim dhe të diskutojmë për këto lloj humbjesh të dhimbshme. Nuk është gjë e vogël, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Është diçka që zakonisht përjetohet në fshehtësi dhe ka një ndjesi dështimi që të shoqëron”, tregon Sharon Stone.

Një nga shtatzënitë ka shkuar deri në muajin e gjashtë dhe Stone ka përjetuar dhimbjet e lindjes për 36 orë, për të lindur një fëmijë që e dinte se nuk do të mbijetonte.

Kjo ishte hera e fundit që ajo tentoi të sillte në jetë një fëmijë biologjik. Pas kësaj experience vendosi të bëhej gjithsesi nënë dhe birësoi tre fëmijët e saj.