Showbiz

Shkrepi armën në sheshxhirim, Alec Baldwin vret një grua dhe plagos regjisorin

Shkrepi armën në sheshxhirim, Alec Baldwin vret një grua dhe

Të gjitha mediat amerikane po flasin për ngjarjen në sheshxhirim, në Meksikë të aktorit të famshëm Alec Baldwin, i cili aksidentalisht, të paktën nga raportimet e para, ka vrarë një grua kineaste dhe ka plagosur regjisorin.

Aktori Alec Baldwin ishte në xhirimet e filmit të ri, kur ngjarja e rëndë, aksidentale ndodhi. Shkrepi armën mbështetëse pa dashje dhe vrau një anëtare të ekipit dhe plagosi regjisorin e filmit.

Shkrepi armën në sheshxhirim, Alec Baldwin vret një grua dhe
Halyna Hutchins

Në deklaratën e Policisë thuhet se bëhet fjalë për drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins, që vdiq rrugës për në spital dhe regjisorin e filmit, Joel Souza.

Shkrepi armën në sheshxhirim, Alec Baldwin vret një grua dhe
Joel Souza

Hutchins, 42 vjeç, u dërgua me helikopter në Spitalin Universitar të Neë Mexico, ku u shpall e vdekur për shkak të plagëve të marra.

Një ambulancë e çoi Souza, 48 vjeç, në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent, ku ai 'po i nënshtrohet trajtimit për lëndimet e tij', sipas policisë.

Përfaqësuesi i Baldwin-it i sqaroi se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale dhe po hetohet se çfarë lloj plumbash janë shkrepur nga arma. Po merren në pyetje dëshmitarët dhe deri tani nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij.