Showbiz

Shoqja flet për divorcin e Kim dhe Kanye: Ajo dha gjithçka për ta shpëtuar martesën

Shoqja flet për divorcin e Kim dhe Kanye: Ajo dha gjithçka për

As Kim dhe as Kanye nuk kanë folur për detajet e divorcit të tyre. E vetmja që i dha vetes të drejtën për të thënë ca gjëra më shumë është mikja e tyre Chrissy Teigen. Në “Watch What Happens Live” ajo u pyet nga fansat për ndarjen e miqve të saj.

“Kim është mirë. E njoh atë dhe e di që dha gjithçka. Është një keqardhje e madhe që nuk funksionoi, sepse e kam parë me sytë e mi, lidhja e tyre dukej nga ato që krijohen për përgjithmonë. E kam parë vetë dhe e di që u përpoq të jepte më të mirën nga vetja”, tha Chrissy.

Shoqja flet për divorcin e Kim dhe Kanye: Ajo dha gjithçka për
Chrissy Teigen

Kur e pyetën nëse burri i saj këngëtari John Legend ka folur me Kanye, Chrissy u përgjigj:

“Mund të them padyshim që unë kam qenë në kontakt shumë më shumë me Kim nga sa John ka qenë me Kanye-n. Kush e njeh atë e di mirë që ai zhduket dhe është e vështirë ta kontaktosh në të tilla raste”.

Mbetet ende e paqartë arsyeja e ndarjes së çiftit të famshëm. Janë ende në proces divorci dhe në luftë për kujdestarinë e fëmijëve.

*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al