Showbiz

‘Shpresoj të sëmuresh me kancer’. Komenti i shëmtuar i Cameron Diaz ndaj një paparaci

‘Shpresoj të sëmuresh me kancer’. Komenti i shëmtuar

Cameron Diaz ka nxjerrë një anë të keqe të vetën, pavarërisht arsyes që e ka shtyrë deri aty. “Shpresoj të të zërë kanceri”, i ka thënë njëherë një paparaci Cameron Diaz dhe komenti ka bërë xhiron e rrjetit. Një autor që shkruan për vipat shpesh, në librin e fundit zbulon se komenti është bërë pasi ky paparac ka nxjerrë foton e dikurshme të Diaz dhe Timberlake duke u puthur në një plazh.

I njëjti autor thuhet se di sekrete vipash si askush. Disa flasin për informacione mbi sjellje seksuale të çuditshme të Tom Cruise si dhe lidhjen shumë më të hershme të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, kur ai ishte ende me Jennifer Aniston.