Showbiz

‘Është i frikshëm’. Modelja e Victoria’s Secret me koronavirus

‘Është i frikshëm’. Modelja e Victoria’s Secret

Alexina Graham, një nga modelet e Victoria`s Secret është prekur nga COVID-19 dhe e ka ndarë eksperiencën e saj me miqtë e Instagramit.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjendje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihmë edhe për t’u ngritur nga krevati. Edhe ngrënia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni seriozisht”, shkruan Alexina që pranë ka pasur motrën e saj gjatë gjithë këtyre ditëve.

*Burimi Extra.ie