Shtëpia e Rihanna-s e pabanueshme: Dikush hyn në shtëpi ta propozojë, një tjetër i vjedh makinën

E Martë 28 Mars 2023, 13:15
TiranaPost
Shtëpia e Rihanna-s në Los Angeles është bërë si han pa porta.
Makina 37 mijë dollarëshe është vjedhur. Sapo shoferi i saj e parkoi, dikush e mori në oborr.
Kur shoferi u kthye Audi i vitit 2012-ës ishte zhdukur. Ai beson se dikush ka hyrë në oborr menjëherë pas tij.
Kjo nuk është ngjarja e vetme e çuditshme që ndodh në shtëpinë e këngëtares së famshme.
Dikush tjetër hyri dhe i kërkoi të martoheshim bashkë.
Rihanna është në pritje të fëmijës së dytë dhe eksperiencat e ditëve të fundit, që tregojnë sa e pasigurtë është jetesa në shtëpinë e saj duhet ta kenë tronditur.
Nuk është ende e qartë nëse kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin diçka.