Showbiz

Shtyhet dasma e familjes Beckham

Shtyhet dasma e familjes Beckham

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij Nicola Peltz po mendojnë t`i shtyjnë planet për dasmë. U tha se do kishte dy ceremoni dhe do të mbaheshin në 2021-shin. U tha se ishin ndarë detyrat e çdo pjesëtari të familjes Beckham, se fustanin po e stilon Victoria Beckham, por përgatitjet janë pezulluar.

Mësohet se ka qenë Brooklyn që i ka thënë prindërve të tij se rrezikojnë shumë ta lënë datën e martesës në shtatorin e 2021-shit, duke qenë se nuk i dihet si do shkojë historia e pandemisë.

Një burim për The Mirror tha: “Ata nuk duan të jenë nën presion për të planifikuar dhe shtyrë përsëri dasmën dhe nuk duan as kufizime në numrat e të ftuarve”.

Për momenti në dasma lejohen vetëm 15 të ftuar.

*Burimi The Metro