Showbiz

Shuhet papritur ylli i kinematografisë amerikane Ray Liotta

Shuhet papritur ylli i kinematografisë amerikane Ray Liotta

Ylli i “Goodfellas”, Ray Liotta, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Aktori i njohur ndodhej në ishullin e Karaibeve për regjistrimet e filmit të ri “Ujrave të rrezikshëm”.

Ende nuk është e qartë arsyeja se përse ka vdekur, por nuk ka dyshime për ndonjë vrasje të mundshme. Ai la pas të fejuarën e tij Jacy Nitolo si dhe vajzën e tij Karsen.

Liotta ishte ndoshta më i njohur për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas”, ku luajti Henry Hill ndërsa Robert De Niro mori rolin e Jimmy Conway.

Ai gjithashtu u shfaq në “The Many Saints of Newark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move” në vitet e fundit.