Showbiz

Si e kuptoi fotografi mbretëror që Charles dhe Diana po ndaheshin, vetëm nga kjo foto dhe një premtim që princi i kish bërë dikur

Si e kuptoi fotografi mbretëror që Charles dhe Diana po ndaheshin,

Martesa e famshme e Princeshës Diana dhe Princit Charles u përball me një kontroll dhe presion të rreptë para se publiku të fillonte të dyshonte se ajo po shkatërrohej. Kjo vetëm për shkak se ishin çift mbretëror. Fotografi mbretëror Kent Gavin, i shfaqur kohët e fundit në një intervistë kohët e fundit ka thënë se ai vetë e kishte kuptuar vetëm përmes fotove që martesa e tyre po merrte fund.

Si e kuptoi fotografi mbretëror që Charles dhe Diana po ndaheshin,

“Një nga fotografitë më të famshme të bëra ndonjëherë ishte ajo e ulur para Taj Mahal. Ajo fliste për gjithçka. Disa vite para se të ulej Diana në atë momument dhe të bënte foton, unë isha në një udhëtim në Indi me Princin Charles dhe e ula në të njëjtin stol çimentoje, ku u ul Diana vite më vonë për atë fotografi. Charles tha në atë kohë: Ky monument është bërë nga një burrë që e donte shumë gruan e tij ndaj në të ardhmen unë do ta sjell këtu gruan time. Kur shkuan bashkë pastaj, për punë pune, Charles ishte në një takim, kurse Diana zbriti u ul e vetme dhe bëri foto. E kuptova që ishin në telashe, se përndryshe, ai do kishte qenë pjesë e fotos së saj”, thotë fotografi.

Fotografia është bërë në turneun mbretëror të Princit dhe Princeshës së Uellsit në Indi në shkurt të vitit 1992. Ata e bënë publike ndarjen e tyre atë Dhjetor dhe vazhduan me divorcin deri në 1996-ën.