Si e përkëdhel Mbreti Charles Camilla-n prej 45 vitesh?

E Enjte 23 Mars 2023, 13:19
TiranaPost
Me ditën e kurorëzimit të mbretit Charles që po afrohet më shumë, të gjithë sytë janë te Madhëria e Tij dhe bashkëshortja edhe më shumë se zakonisht.
Për më shumë se 45 vjet Charles ka të njëjtën përkëdhelje për Camilla-n e tij të dashur.
“Alëays”, pra “Gjithmonë”. Kështu e ka quajtur nga fillimi i lidhjes, edhe në kohën që ka qenë i martuar me Dianën, edhe sot. Kjo si për të treguar se ajo është dhe ka qenë gjithmonë dashuria e tij e vetme.
Zbulimi është bërë në librin “My Life Photographing the Royal Family”.
Kurse në çdo intervistë, Charles nuk i referohet asnjëherë në emër si Camilla, por gjithmonë si “gruaja ime e dashur”.