Showbiz

Si është karantina me Oriolën? Eros Grezda flet për herë të parë

Si është karantina me Oriolën? Eros Grezda flet për

Nuk është lajm i ri që futbollisti Eros Grezda dhe modelja Oriola Marashi janë bashkë, por për herë të parë njëri prej tyre foli për lidhjen dhe për karantinën e kaluar së bashku.

Eros, në në intervistë në Ëake Up, nuk e përmendi emrin e saj, por tha: “E thatë ju emrin e Oriolës, nuk e kam thënë unë në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Kemi kaluar shumë kohë të bukur. Karantina ka qenë një kohë shumë e mirë, ku të gjithë e shohin veten se si janë me partnerin e tyre, po karantina ka qenë një test shumë i mirë”, tha Eros që vazhdimisht ka postuar foto nga stërvitja individuale në shtëpi, të shkrepura nga Oriola.