Showbiz

Si i humbi Marina 10 kilogramë pa dieta dhe palestër?

Si i humbi Marina 10 kilogramë pa dieta dhe palestër?

Dobësimi i Marina Vjollcës bie në sy qoftë nga fotot në Instagram, e po ashtu edhe nga daljet e përjavshme në Klanifornia. Ndjekës të ndryshëm nëpër komente ia kanë vënë në dukje vazhdimisht, disa e kanë pyetur edhe për recetën apo dietën, por Marina vendosi t`u përgjigjej në intervistën për “Jo vetëm modë”.

Ajo tregoi se nuk ka bërë as dietë dhe as palestër. Nuk është kufizuar në ushqim dhe s`ka bërë asnjë sakrificë.

“Kam rënë 10 kilogramë dhe mendoj se prej pandemisë. Nuk kam bërë asnjë lloj diete dhe as palestër”, tha Marina edhe pse ndryshimi në fakt nisi të dukej që në nisje të sezonit të ri, pa u shpallur pandemia.

*Zbardhur nga "Jo vetëm modë", Tv Klan