Showbiz

Si në telenovelat meksikane, dasma e Britney-t ndërpritet nga ish-burri

Si në telenovelat meksikane, dasma e Britney-t ndërpritet nga

Dasma e Britney Spears është shkatërruar si në telenovela. Ish-burri i saj Jason Alexander, shkoi në vendin ku po zhvillohej ceremonia dhe i tha sigurimit se vetë Britney e kishte ftuar.

Si në telenovelat meksikane, dasma e Britney-t ndërpritet nga

“Më lini të kaloj, ose do të shkatërro dasmën”, u tha ai.

Thuhet se ngjarja arriti deri në konfrontim fizik.

Gjatë gjithë kësaj kohe Alexander ishte duke bërë video live në Instagram.

Ai dhe Britney u martuan në vitin 2004 dhe martesa u anulua 55 orë më vonë. Bashkë kanë qenë shokë fëmijërie.

“Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë, unë jam këtu për të prishur dasmën”, i ulërinte sigurimit.

Disa kohë me parë Alexander arriti të hynte në shtëpinë e Britney-t dhe pasi ajo e denoncoi, ai u arrestua dhe u lëshua një Urdhër Mbrotje, pasi ngjarja u cilësua si përndjekje.